Dita e diel pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore të qëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira kalimtare përgjatë relieveve malore. Në orët e mëngjesit priet të ketë prezencë të mjegullës kryesisht përgjatë zonave luginore.
Temperaturat minimale parashikohen 5-12 gradë, temperaturat maksimale do të luhaten 20-23°C në veri, ndërsa vlerat e ditës 24-28°C në zonën e ulët dhe bregdet.
Era parashikohet të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 10m/sek.
Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.