Është përfolur prej kohësh për raportin mes aktorëve, Ermal Mamaqi dhe Eglein Laknori. Ishte një deklaratë e këtij të fundit ku thoshte se Ermali i kishte vjedhur batutat, e cila bëri që rrjeti të “ziente” për to.

Në një intervistë të vitit 2020, kur u pyet për këtë temë, aktori i mirënjohur theksoi:

“Jo, unë Ermalin e kam vëlla. Ermali e ka filluar pjesën e televizionit pak përpara meje ishte koha që ishin SHBLSH. Edhe gjithmonë unë i thoja Ermalit, ngaqë rrinim bashkë edhe kur e sheh nga televizori të lind ndonjë batutë, dhe i thosha: “Fute këtë këtu, dëgjo vëllain tënd””, u shpreh asokohe aktori.

Por, së fundmi, ai ka bërë një tjetër deklaratë befasuese.

Në një intervistë që ka dhënë, ai është pyetur “Nëse Beni ecën vetë, Ermali të ka kopjuar ty apo ecën vetë?” Ndërkohë, aktori i mirënjohur u përgjigj duke thënë se “Ermali është prodhim sere”. Për çfarë e ka pasur fjalën aktori? Një shaka apo thumb ndaj Mamaqit?