Ylli i “YouTube”, Xhejk Pol arriti një tjetër fitore në boks, kësaj radhe duke mundur legjendën e UFC-së, Anderson Silva, me anë të vendimit unanim.
Kjo ishte fitorja e 6-ë e Pol në po kaq përballje, duke vazhduar të qëndrojë i pamposhtur që nga nisja e karrierës së tij në këtë sport.Në fund të duelit, ai i bëri thirrje yllit të UFC-së, Nejt Diaz dhe kampionit të Botës në boks, Kanelo Alvarez.
“Unë dua Nejt Diazin, i cili është një ku*vë. Ai u përpoq të vinte në dhomën time të zhveshjes, u përpoq të bënte disa trazira. Më pas u largua siç bën gjithnjë. Kështu që Nejt Diaz, boll u bëre ku*vë dhe eja lufto me mua. Edhe ti gjithashtu Kanelo”, ishin fjalët e Pol.





