Një nga konkurentet më të dashura dhe më të forta të edicionit të parë t5 Big Brother Vip ishte Beniada Nishani.

Modelja bukuroshe, që braktisi Italinë për formatin reality shoë, ndërkohë që tashmë po ndërton karrierën e saj në televizion ruan një lidhje të veçantë me qytetin e saj, Durrësin.

Fundjavën, duket se ka zgjedhur ta kalojë në qytetin bregdetar, siç e bën të ditur përmes fotove të postuara në Instagram.

“Durrësi im i bukur”,– shkruan Beniada, ndërsa pozon në shëtitoren “Taulantia”.

Këtë fundjavë ajo ka zgjedhur ta kalojë me familjen e të shijojë perëndimet e magjishme të diellit në Durrës.