Këngëtarja Eneda Tarifa është rikthyer edhe një herë në qendër të vëmendjes. Tashmë ajo është shfaqur krah një mashkulli dhe dyshja kanë vendosur që të mos fshihen.

“Arkiva News” ka publikuar fotot ku shihen dyshja mjaft të lumtur e të qeshur pranë njëri-tjetrit. Gjithashtu, “Arkiva News” ka zbuluar se mashkulli që i ka rrëmbyr zemrën Enedës është Gent Lasku, profesioni i të cilit është basketbollist.

Prej kohësh e distancuar nga intervistat, së fundmi këngëtarja ka folur mbi planet e saj të afërta. Dhe po lidhen me karrierën e saj muzikore.

Unë kam marrë një periudhë pauze nga intervistat sepse më shpërqëndron nga puna ime individuale krijuese për të finalizuar nga prilli ose maji, ëndrrën e çdo këngëtari, një recital. Është kurora e gjithë karrierës tënde. Ne këtu i kemi si recitale jete, sepse është pak më e rrallë. Tani vjen fundviti dhe nuk kam ndërmend t’i lë festat ku do të thirrem për të performuar, por do përzgjedh që të mos kem lodhje fizike sepse dua të marr energjitë për recitalin”, – u shpreh Eneda në një intervistë të dhënë më herët.

Dikur la në hije profesionin e saj të parë për moderimin, sot ajo duket se është më e vendosur se kurrë për t’ju përkushtuar 100 % muzikës.