Aleanca për Mbrojtje e Teatrit ka protestuar sërish para SPAK-ut duke kërkuar përgjigje për kallëzimet e bëra për godinën e Tetarit Kombëtar.

Jurista Adriana Kalaja deklaroi gjatë një prononcimi për media se alenca kërkon zbatimin e Gjykatës Kushtetuese, dënimin e zyrtarëve të lartë të përfshirë në shembjen e paligjshme të teatrit si dhe ndalimin e projektit të ri.

“Jemi dëshmitarë që pas kallëzimit të parë ne kemi ardhur 32 herë dhe në të 32 herë kemi kallëzuar të gjithë zyrtarët e lartë të cilët kanë firmosur jo vetëm lidhur me shembjen e teatrit Kombëtar, por edhe në lidhje me projektin korruptiv të teatrit të ri. Ne edhe sot depozituam një shkresë, e cila është pothuajse e njëjtë me shkresën e fundit, kemi kemi depozituar sërish një flet të bardhë deri sa SPAK-u të marrë hapin që duhet të marrë sipas dispozitave ligjore, të dërgojë dosjen në gjykatë dhe të dërgojë përpara ligjit të gjithë personat e përfshirë dhe të ndalojë ndërtimin e projektit për teatrin e ri. Nuk do rreshtim derisa sa gjykata të kërkojë sekuestron preventive jo vetëm truallin por dhe projektin korruptiv të Bjarke Ingles. Nuk do të ketë teatër të ri për sa kohë nuk është ekzekutuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe për sa kohë SPAK vijon hetimin për zbatimin e Gjykatës Kushtetuese. Ne vazhdojmë ta deklarojmë, në sheshin e teatrit do të ndërtohet aty ku ishte dhe siç ishte”, tha Adriana Kalaja.

Ndërkohë, regjisori Edmond Budina u shpreh  se nuk do të dorëzohen, por do të kërkojnë drejtësi deri në fund.

Ai përmendi edhe fluturimet e kryeministrit, Edi Rama me charter, ndërsa tha se këto tregues faktojnë se drejtësia në Shqipëri nuk funksionon siç duhet.

“Ne jemi të vendosur për ta çuar deri në fund sepse paligjshmëria e mafies së këtij vendi është e dukshme në çdo gjë, shtoi edhe udhëtimet me charter, inceneratorët dhe të gjitha abuzimet, tregon se drejtësia nuk funksionon. Ne nuk do tërhiqemi pavarësisht provokimeve dhe kërcënimeve. Në teatrin do ta çojmë aty ku ishte siç ishte”, tha Budina