Wanda Nara nuk di të ndalet, ajo është kthyer tashmë pasi qëndroi disa kohë në Argjentinë dhe Evropë për të parë fëmijët e saj.

Bukuroshja  fillimisht vizitoi Stambollin ku ish-partneri i saj, Mauro Icardi po luan, më pas mori fëmijët dhe vizitoi Londrën e Parisin. E teksa ndodhej në kryeqytetin francez, nëna e 5 fëmijëve vendosi të zhvillonte një set fotografik, i cili bëri menjëherë bujë në rrjetet sociale.

Nara është fotografuar nën Kullën Eiffel pa veshur të brendshme. Trupi i saj ishte i mbuluar nga një pallto lëkure e shtrenjtë, të cilën e la të hapur në fund duke zbuluar një tatuazh.

Wanda Nara e cila ka 15.5 milionë ndjekës vetëm në “Instagram” shkaktoi një “tërmet” me fotosesionin e saj të ri dhe komentet vërshuan në rrjet. Pasi firmosi divorcin e saj, Wanda Nara tashmë ka bërë publike lidhjen me të dashurin e ri me këngëtarin L-GANTE i cili pak ditë më parë publikoi këngën e tij më të re “El Último Romantico”, ku në klip shfaqet dhe Wanda Nara duke i dhënë puthje të nxehta njëri-tjetrit.