Një i moshuari është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, në lagjen nr.11, në Durrës.

Kanë qenë familjarët, që pasi nuk po arrinin të lidheshin prej ditës së djeshme më të afërmin e tyre, kanë njoftuar policinë.

Policia ka shkuar në pallatin ku jetonte i moshuari dhe kanë njoftuar zjarrfikësen, të cilët janë futur në banesë përmes dritares.

Pasi kane hyrë në apartamentin e katit të katërt, kanë zbuluar të moshuarin i cili kishte ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.