Flor Gjini dha së fundmi një intervistë për emisionin “Natën me Aulonën”, ku foli për largimin e tij nga Top Channel. Ai tha se i ishte propozuar të bënte dhe “Gold Room-in” dhe “Fun Club-in” e “Dancing With the Stars”, mirëpo në momentin që do bënin marrëveshjen në letër ishin shkruar fjalë të tjera.
“Doja të kuptoja se sa besohej tek unë, te puna që do bëja dhe sa do vlerësohesha. Secili nga ne kërkon më shumë. Nuk ishte kërkesë e imja e drejtëpërdrjetë por ramë dakord që përveç “Shqipëria Live” të bëja edhe “Gold Room-in” dhe “Fun Club-in”. Në momentin që do të bënim marrëveshjen, nuk e pashë fjalën që kishim biseduar, të shkruar në letër”, tha Flori.
Më tej, moderatori u pyet rreth marrëdhënies së tij me Erjona Rusin dhe tregon se nuk ishte aq e mirë sa dukej. Flori u shpreh se ata nuk ishin miq, edhe pse kishin një marrëdhënie profesionale, megjithatë gjatë kohës që ai realizonte “Pushime on Top”, Rusi kishte bërë një mbledhje me drejtuesit e televizionit duke shprehur dëshirën që programin ta bënte vetëm, madje të merrte edhe autorsinë e tij. Gjithsesi Gjini tha se largimi i tij nuk ishte si “plotësim i dëshirës” së ish-koleges, por një vendim që kishte ardhur pasi kishte marrë parasysh gjithcka dhe mbi të gjitha një test ndaj vetes.
“Nuk e kam ndjekur emisionin e saj të ri. Kam parë një postim në rrjetet sociale, për një moment mendova se është Luana Vjollca, nuk mu duk si Erjona”, u shpreh moderatori.