Dekani i Fakultetit të Biznesit në UAMD, Shkëlqim Fortuzi ka komentuar ditën e sotme bashkimin e Partisë Demokratike.
Në një postim në rrjete sociale, Fortuzi thotë se opozita po kthehet në minorancën më të pa shpresë për shqiptarët që nga viti 1941.
Postimi i plotë:
Kohët e fundit në politikë po flitet në lidhje me suksesin e “bashkimit” të opozitës që fatkeqësisht po kthehet në minorancën më të pa shpresë për shqiptarët që nga viti 1941.
Më shumë shpresë dhe besim krijuan shqiptarët para vitit 1990 edhe pse diktatura ishte in ekstremis..
Arsyeja e mosbesimit aktual është e thjeshtë. Kjo opozitë është marrë peng nga ksenofobët, të pa aftët, të “diplomuarit”pa shkollë të mesme, nga intrigantët shantazues që ikin nga PD-ja kur kalon në opozitë dhe kthehen ministra dhe deputetë të përjetshëm kur rikthehet PD në pushtet etj..
Nuk kam asnjë ambicie dhe merak për veten time, por më vjen keq për demokracinë në Shqipëri, që fatkeqësisht do vijë për aq vite sa zgjati sistemi komunist (Pra duhet të presim edhe 20 vjet)