Takimi mes Bylisit dhe Teutës, i cili përfundoi me rezultat të paprekur, gjykohej nga kryesori Eldorjan Hamiti me asistentët Malaj dhe Gjoka, ndërkohë në VAR ndihmonin Myrtja dhe Avdo. Në këtë ndeshje, ishin dy episode të kontestuara.
29′ – Vendësit kërkojnë penallti me Felipe Souzën që rrëzohet në zonë, por pas konsultimit me kufje në VAR, rrëzimi cilësohet si simulim dhe lojtari i Bylisit ndëshkohet me karton të verdhë. Nga pamjet shihet qartë që nuk kishte kontakt.
36′ – Teuta kërkon penallti pas rrëzimit të Grudës në zonë pas ndërhyrjes së Qoshkut, por Hamiti sërish nuk jep penallti dhe nga pamjet shihet që nuk ka kontakt. Ndërkohë, kryesori duhet të ndëshkonte edhe Grudën me karton të verdhë.