Një tragjedi ka ndodhur ditën e sotme në Foggia, Itali. Një helikopter A109, me 7 persona në bord, i cili u raportua i zhdukur paraditen e sotme, është rrëzuar.

Mediet italiane shkruajnë se asnjë nga personat në bord nuk ka mbijetuar. Mes viktimave janë edhe dy fëmijë.

Viktimat dyshohet se janë turistë sllovenë . Helikopteri ishte nisur në orën 9:20 nga Ishujt Tremiti dhe më pas kishte humbur gjurmët. Mbetjet e avionit u gjetën në një zonë rurale të Castelpagano di Apricena.