Kryeministri Edi Rama është shprehur përmes një postimi në rrjetet sociale se nuk do të ketë asnjë rritje gjobash për biznesin e vogël. Ai ka shkruar se rritje gjobash do të ketë për biznesin e madh.
“Shembull se si pasqyrat e dizinformimit mediatik dhe Aleanca e Rublave helmojnë për të ushqyer mërzinë: “Protestë për rritjen e gjobave të biznesit të vogël”! Jo, Gënjeshtër! Asnjë rritje gjobash s’ka për biznesin e vogël po ka për biznesin e madh, siç sugjeroi edhe Këshillimi Kombëtar”, shkruan Rama.
Shembull se si pasqyrat e dizinformimit mediatik dhe Aleanca e Rublave helmojnë për të ushqyer mërzinë:”Protestë për rritjen e gjobave të biznesit të vogël”! JO, GËNJESHTËR🤥 Asnjë rritje gjobash s’ka për BV po ka për biznesin e madh, siç sugjeroi edhe Këshillimi Kombëtar!
— Edi Rama (@ediramaal) November 6, 2022