Ambasadorja Amerikane në OKB Linda Thomas-Greenfield ka mbërritur këtë të dielë në Tiranë për një vizitë dy ditore ku do të ketë takime, me përfaqësues politikë dhe të shoqërisë civile.
E shoqëruar nga ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, Linda Thomas-Greenfield ka vizituar sheshin “Skënderbej” dhe pjesë të tjera të kryeqytetit.
Më herët, ambasadorja amerikane në OKB përmes një postimi në “Twitter”, u shpreh se Shqipëria është një aleat i palëkundur dhe partner kritik i Këshillit të Sigurimit të OKB.
“Sapo mbërrita në Tiranë për një vizitë dy ditore për takime me përfaqësues të shoqërisë civile dhe qeveritarë. Shqipëria është një aleat i palëkundur dhe partner kritik i Këshillit të Sigurimit të OKB, veçanërisht në kushtet e luftës brutale të Rusisë në Ukrainë”, shkroi ambasadorja
What a treat to tour Skanderbeg Square, named after Albania’s national hero.
— Ambassador Linda Thomas-Greenfield (@USAmbUN) November 6, 2022
Thank you for showing me around and for the warm welcome to Tirana, @USAmbAlbania! pic.twitter.com/XMbMiSLFeM