Katër persona të maskuar kanë grabitur gjatë orëve të para të mëngjesit një market në qendër të fshatit Voskop. Pronari i lokalit Bledar Leska thotë se nga pamjet e kamerave të sigurisë ka parë që 4 persona kanë zbritur nga një mjet i zi, tip “Golf” rreth orës 04:00 të mëngjesit.

Sipas tij, njëri prej autorëve të krimit mbante në dorë një armë, tip automatik scorpion me tytë të prerë me të cilën ka thyer xhamin e pjesës së poshtme të derës. Të 4 personat kanë hyrë në market dhe kanë marrë nga kasaforta rreth 1 milion lekë të vjetër, pije, cigare dhe embëlsira.

Policia e Korçës ka nisur hetimet për ngjarjen,të cilën paraprakisht e ka klasifikuar si vjedhje.