Grida Duma ka njoftuar lënien e mandatit të deputetes së PD-së. Gjatë fjalës së saj në një deklaratë për mediat, Grida Duma është shprehur se ky është vendimi i duhur.
Grida Duma: Është vendimi i duhur. Nuk është vendim për mua, për partinë time, unë nuk mund të qëndroja më dhe të prisja. Mbetem me ngushëllimin që këto goditje kanë qenë një mësim për të mos u gënjyer nga fytyrat e kllonëve të cilat herë pas here dalin me figurën korrekte sikur po shpikin rrotën. Do t’i shfaqen shumë siç do t’i shfaqen shpesh shumë fytyra që janë zgërdhirje të atyre të korruptuarve. Nuk e kam lënë dhe nuk e kam lënë betejën me miq të vyer. Kur veprimet e gabuara të lidershipit e lodhën dhe e gërryen forcën më të madhe, qëndruam me ndershmëri, i qëndruam vendimit të shumicës që u thirr oborrove. Në situatën më të vështirë kam bërë sa kam mundur që PD të kishte krah saj aleatin strategjik SHBA, vijoj të mendoj se duhet ta ketë përkrah. Sot para zgjedhjeve lokale, maksimizimi i forcës së PD nuk ka ndodhur. Mund të qëndroja për të mbijetuar, duke vegjetuar. Shumë vite në politikën e vijës së parë nuk i jam larguar përgjegjësive e as betejës. Por pengu im i ditës së fundit, goditja që më më bënin mua, godisnin pandërprerë shpirtërisht tim bir, nuk do t’ja fjal kurrë politikës së llumit dhe as nuk do e harroj. Uroj që këto goditje për të të kenë qenë mësim për jetën që ai të njoh fytyrat e shtirura”, tha ndër të tjera Grida Duma.