Grida Duma ka lënë mandatin e deputetes. Lajmi është konfirmuar nga vet Duma nëpërmjet një deklaratë për mediat në Kryesinë e Kuvendit.
Sipas përllogaritjeve, tashmë mandati i Grida Dumës i kalon Ori Nebiajt, pasi në zgjedhjet e 2021 ka siguruar 5599 vota preferenciale.
Ende nuk dihet nëse Nebiaj do ta pranojë mandatin, pasi ajo gjithashtu është e angazhuar në botën e televizionit.
Pa mbushur 24 orë, në PD kanë lënë mandatin dy deputet. Mbrëmjen e djeshme u mësua se Alfred Rushaj la mandatin e deputetit, i cili do të zëvendësohet nga Petrit Doda.