Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është pyetur sot në lidhje me dorëheqjet në PD.

Meta tha se nuk i takon atij që të jap komente por se respekton vendimin e tyre. Ai tha se vëmendja duhet të jetë te protesta e 12 nëntorit.

Meta: Çdo akt individual është i respektuar, nuk më takon mua të jap komente. Në çdo rast duhet të respektohen. Ajo që mund të them me bindje është që parlamenti i 25 prillit është i deformuar, sigurisht që ishte më i përparuar se ai i ‘kërpëratave’ që Shqipëria kishte për dy vite rresht.

Por është shumë larg të qenit një parlament demokrat, përfaqësues i shqiptarëve. Tani vëmendja është 12 nëntori, protesta e madhe kombëtare. Qëndrimi ynë si Parti e Lirisë është pjesëmarrje sa më aktive në parlament dhe në çdo isntitucion, por ne e dime që fuqia e Opozitës nuk mund të jetë në atë parlament