Opozita ka thirrur një protestë ditën e shtunë përpara Kryeministrisë, teksa kryetari i PD-së, Sali Berisha ka publikuar edhe një video ku fton qytetarët t’i bashkohen në orën 16:00.
Në video është improvizuar një flamur kombëtar i vendosur në zyrën e kryeministrisë, i cili lyhet me ngjyrat e rilindjes, teksa shoqërohet me tituj të lajmeve të përditshme që kanë të bëjnë me largimin e shqiptarëve, arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm apo 22 milionë eurot e shpenzuara për udhëtimet me avionë.
“12 nëntor, ditën e shtunë, ora 16:00 , Tirana dhe mbarë Shqipëria në protestë para Kryeministrisë”, shkruan Berisha.