Një person është arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar, pasi hodhi vezë drejt Mbretit Karl dhe bashkëshortes Mbretëreshë Chamila.
Pamjet e momentit kur vezët i kaluan shumë pranë u përhapën me shpejtësi në rrjete sociale, pasi ishte një situatë e pazakontë.

Oficerët e policisë nxituan menjëherë për të kapur autorin, i cili po bërtiste me akuza ndaj mbretit.
Autori ende i paidentifikuar, u arrestua dhe u mbajt i shtrirë, deri në momentin që erdhën forcat e tjera policore.






