Franca ka pezulluar një plan për të marrë 3,500 refugjatë të ndodhur aktualisht në Itali, pasi Roma refuzoi të linte një anije shpëtimi emigrantësh të zbarkohej në brigjet e saj.
BBC shkruan se tensionet mes dy vendeve janë janë përshkallëzuar qëkur qeveria e re italiane ndaloi anijen Ocena Viking të ankorohej me 230 emigrantë. Ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin denoncoi sjelljen e papranueshme të Italisë. Ai theksoi se anija do të lejohej të ankorohej të premten në portin e Tulonit,. Ndërkohë Italia nuk iu përgjigje menjëherë njoftimit. Ndër të tjera Darmnain paralajmëroi për pasoja të rënda për marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve”.
Vinking ishte një nga katër anijet bamirëse që lundronin për në Itali me një total prej më shumë se 500 emigrantësh të shpëtuar në Mesdhe.
“Na vjen keq që Italia nuk ka përmbushur detyrën e saj të njerëzimit”, ka thënë ndër të tjera Demanin.
Po ashtu udhëheqësja franceze e ekstremit të djathtë Marine Le Pen reagoi me zemërim ndaj vendimit të Francëz për të zbarkuar anijen në Toulon.





