Udhëheqësi famëkeq çeçen Ramzan Kadyrov ka publikuar një video të re rrëqethëse në të cilën ai u bën thirrje “të gjithë myslimanëve dhe anëtarëve të popullit Kaukazian të fillojnë një luftë të shenjtë” në Ukrainë. 

Ai gjithashtu tha se fëmijët e tyre duhet t’i dërgojnë në fushëbetejë.

“Unë ëndërroj të vdes në këtë luftë, si unë ashtu edhe fëmijët e mi”, thotë Kadyrov në video.

“Duhet të luftosh, të mbrosh interesat e profetit dhe të Kuranit. Thjesht duhet t’i marrim vendet evropiane derisa të gjunjëzohen dhe të kërkojnë falje. Kjo është një luftë e shenjtë! Zgjohuni, jini muslimanë, bëhuni burra… Ngrihuni kundër atyre çakejve, fashistëve dhe satanistëve”, përfundon ai në një video.