Në fund të seancës së djeshme parlamentare kur ishte duke u votuar, kryeministri Edi Rama është përplasur verbalisht me dy deputetët demokratë, Edi Paloka dhe Bujar Leskaj.
Gjithçka ka nisur kur Paloka i është drejtuar Ramës duke e pyetur nëse e kishte ndërruar pjatën që kishte përpara në vendin ku qëndronte.
Kaq ka mjaftuar që Rama t’i drejtohet duke i thënë se ishte i pirë dhe nuk duhet të rrinte në sallë.
Pjesë e debatit është bërë edhe Bujar Leskaj, me të cilin kryeministri e ka vijuar debatin.
Në fund të seancës grupi i PS-së deklaroi se depozitojë një kërkesë për përjashtimin me 10 ditë nga punimet e kuvendit dy deputetët demokratë.
DEBATI
Paloka– Ramës: E ndërrove pjatën?
Rama: Ik pi raki ti ik, ti je i pirë.
Leskaj i afrohet Palokës
Rama: Leskaj po ti pse flet, pse ndërhyn?
Leskaj: Po ti pse bën si i fortë ti?
Rama: Unë të fola ty apo ti mua?
Leskaj: Si the, si the?
Rama: Unë të fola ty apo ti mua?
Leskaj: Unë i fola Palokës, jo ty. Për ty nuk më rruhet fare. Ti pi mall se të bën mirë.
Rama: Ik ha ndonjë kërm ik.
Leskaj: Kërma e satëme.
Rama: Ta tregoj unë ty, do të të shkatërroj. Ju jeni pa fe a pa atdhe.
Paloka i afrohet Ramës, afrohen edhe efektivët e Gardës
Paloka: O legen kujt i bën presion ti. Ty të njeh e gjithë Tirana që je legen mo. O i pafytyrë, o b.q. se këta nuk të njohin ty, por unë të njoh shumë mirë se kush je.
Rama: Ju të dy jeni tapë po ikni që këtu.
Paloka: Jemi ne tapë? Po ti e ndërrove pjatën ti? E more vizën tjetër?
Rama: Ti je tapë edhe kur je mirë mo.
Rama– Nikollës: A ka mundësi të dalin jashtë këta të dy?
Bardhi: Po ti kush je ti që jep urdhra?