Një oficer policie ka mbetur i vdekur ndërsa një tjetër u plagos pas një sulmi me thikë në Bruksel, i cili dyshohet se ka lidhje me terrorizmin. Autori i dyshuar i sulmit u qëllua dhe u neutralizua pas goditjes me thikë.

“Një nga patrullat tona u sulmua nga një person i armatosur me thikë. Dy oficerët e policisë më pas bënë thirrje për përforcime. Një oficer nga një patrullë tjetër përdori armën e tij të zjarrit për të neutralizuar sulmuesin”, tha policia belge.

Një zyrtar i cili nuk mund të identifikohej sepse hetimi është në vazhdim, i tha agjencisë “Associated Press” se ekziston “dyshimi për një sulm terrorist”. Zyrtari nuk dha detaje.

Sipas mediave belge, sulmuesi thirri në arabisht: Zoti është i madh.