Teksa opozita ka paralajmëruar sot një protestë ka ardhur edhe një reagim nga kryeministri Edi Rama.
Ky i fundit ka akuzuar kreun e Partisë Demokratike, Sali Berishën se ka takuar përfaqësuesin e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin. Përmes një postimi të bërë në ‘Tëitter’, kreu i Qeverisë shkruan se ky takim ka ndodhur një muaj para votimit në Strasburg të Rezolutës së Këshillit të Europës, për të ndëshkuar atë ç’ka iu bë padrejtësisht Kosovës.
Reagimi i Rames:
Një muaj përpara bashkimit të duarve për t’i ngulur thikën pas shpine Kosovës dhe Shqipërisë në Strasburg, Çorba e Rublave është gatuar në Tiranë gjatë një vizite të përfaqësuesit të Putinit, e vlerësuar “shumë e rëndësishme” nga zyra e vulëhumburit tanimë të damkosur: NonGrata!