Pasi kreu i PD-së Sali Berisha është nisur drejt bulevardit Dëshmorët e Kombit, është nisur dhe kreu i PL-së Ilir Meta.

Meta është prononcuar dhe për mediat.

“Do i bashkohemi prindërve te fëmijëve që shpirtziu i mbylli kopshtin dhe shkollën. I bëjmë thirrje atyre që na ndjekin dhe që nuk kanë arritur akoma ne shesh të na bashkohen që ti japim njëherë e përgjithmonë këtij regjimi shpirtzi, i cili edhe buxhetin e ardhshëm e ka ndërtuar vetëm për të vjedhur dhe për ta kaluar të gjithë krizën në kurriz të pensionistëve, administratës dhe biznesit”, tha ai.