Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë fjalimit të tij në protestën e opozitës së bashkuar tha se këtë tokë të bekuar do t’ia dorëzojmë të rinjve shqiptarë.
Meta kujtoi edhe marrëveshjen e Partinë Demokratike, për të dhënë se së bashku do ti japin fuqinë shqiptarëve përmes referendumit.
“Së bashku me PD kemi firmosur një marrëveshje historik për to dhënë shqiptarëve fuqinë për të qenë zot të vendit tonë, referendumin. Përpara për të shpëtuar Shqipërinë e flamurit tonë, Shqipërinë e familjeve tonë.
Pyetjes së udhëheqësve fetare se kujt do t’ja dorëzojmë këtë tokë të bekuar, sot i kemi dhënë përgjigjen, përveç të rinjve dhe të rejave patriote. Bashkë do ta bëjmë Shqipërinë krenare dhe të begatë”, mbylli fjalimin e tij kryetari i Partise se Lirise.