Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të Sali Berishës sot i cili denoncoi se “pas aferës së Durrësit fshihet Rama dhe Lulzim Brava”.
Në reagimin e tij, Basha thotë se “sa herë do të fshehë diçka, non grata hap thesin e mashtrimeve dhe shpifjeve. Trekëndëshi i Bermudës është i pandarë në korrupsion, lidhje me krimin dhe minim të demokracisë”.
REAGIMI I LULZIM BASHËS:
Sa herë do të fshehë diçka, non grata hap thesin e mashtrimeve dhe shpifjeve. Trekëndëshi i Bermudës është i pandarë në korrupsion, lidhje me krimin dhe minim të demokracisë.
E vërteta është e thjeshtë: Bashkë i kanë oligarkët dhe mediat, lejet, kullat, koncesionet e tenderat, bandat dhe policët e gjyqtarët e korruptuar.