Superliga e volejbollit të meshkujve ka luajtur javën e shtatë ku nuk ka patur asnjë problem për Teutën që kaloi me rezultatin e pastër 0-3 (15-25, 23-25, 16-25) në transfertë Elbasanin.
Një takim i dominuar nga durrsakët, të cilët u udhëhoqën nga Emiljan Xhebrahimi me 14 pikë dhe Kreshnik Malaj me 13.
Për vendësit nuk mjaftoi Luis Agushi, i cili realizoi 20 pikë. Me këtë fitore Teuta ngjitet në vend të gjashtë, ndërsa Elbasani vijon të mbetet në vend të fundit pa asnjë set të fituar.