Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një reagim në Facebook është shprehur se protesta e 12 nëntorit ishte paralajmërim i qartë ndaj regjimit të dhunës.
Meta thekson se tashmë orteku është i pandalshëm dhe se koha e regjimit ka përfunduar.
“Orteku nuk ndalet më! Paralajmërimi ndaj regjimit të dhunës ishte i qartë. Koha e sundimit të regjimit ka përfunduar. Koha e sundimit të ligjit dhe Sovranit është shumë e afërt. Liria do të mbizotërojë!”, shkruan ai.