Grida Duma ka filluar sonte me një format të ri për veten e saj duke marrë pozicionin e moderatores së një emisioni.
Duma nisi sonte me emisionin “Top Story” në Top Channel duke zëvendësuar Sokol Ballën e shkarkuar nga drejtuesit e televizionit.
Duma e nisi me një monolog me një bisedë me drejtuesin e demokratëve duke i thënë të bëjë ndryshime në programin e PD dhe qasjen ndaj qytetarëve.
“Pas kësaj, ai më tha se do të kemi rritje ekonomike pasi PD krijon rritje ekonomike kur vjen në pushtët. I thash që çështet njerëzore nuk vijnë nga rritja ekonomike, pasi ato janë parësore”, tha Duma duke mos përmendur se kishte folur me Bashën.
Më herët ajo tha pse kishte zgjedhur Top Story.
“Është risi në fakt por mirëserdhët ju në Top Story para se ta nisim, ta nisim me një story. Do t’ju them një impresion të historisë se si nisi Top Story nga një bashkëbisedim me një mik që është drejtues mediash që unë ia çmoj shumë mendimin. Më tha ke bërë një gjë të madhe që po lëviz nga politika për të bërë më shumë politikë, por ke bërë një gjë shumë të madhe që po e bën në Top Channel.
Më tha do të të tregoj një story me vijueshmërinë e politikës së Top Channel dhe efektet që ka bërë në historinë shqiptare të hapësirës së mendimit dhe politikës. Shoqëronte një konsull austriak në zonat e veriut diku në vitet ‘90 e ca s po i themi fiks cilat, takoi një princ i cili u emocionua që i takoi dhe i tha do më ndihmoni djalin se im bir flet një shqipe të pastër megjithëse nuk ka shkollë të hapur këtu, dhe këtë e ka mësuar duke parë Top Channel dhe Digitalb-in. Kjo histori mua më preku që ka në trashëgiminë e vet, në legasinë e vet, Top Channel është gjithashtu një shkollë, një shkollë që unë shpresoj të jetë një pjesë e vlerës së shtuar të shkollës dhe të komunikimit politik.
Ju jeni surprizuar që një politikane po e bën këtë në një televizion, unë jam surprizuar që kam gjetur një mendësi në pronarët e Top Channel dhe jam surprizuar shumë nga Lori kur kemi diskutuar për një risi të komunikimit politik, të analizës, hard talk-ut politik të stilit amerikan, ky është një stil amerikan siç i takon platformës së Top Channel është duke bërë një gjë avangrad. Shpresojmë që do të shkojmë aty ku duhet dhe të jemi një vlerë e shtuar”, tha ajo.