Debate të forta kanë shoqëruar mbledhjen që po zhvillohet në Komisionin për Ekonominë dhe Financat ku po diskutohet projektligji “Për miratimin e marrëveshjes kuadër, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, Sh.A. dhe Nshmi Development L.L.C, në lidhje me projektin e investimit strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit”.

Edmond Spaho: Po marrim në shqyrtim një projekt që ka implikime shumë të mëdha financiare. Do të zhvendoset një port dhe do të ndërtohet një i ri, është e udhës që këtu të vijnë ta mbrojnë projektin ata që e kanë firmosur, ministrja e Financës dhe ministrja e Infrastrukturës. Ta kalosh këtë projekt me zv.sekretaren dhe drejtorin e portit është shumë qesharake. Na e kurseni këtë komedinë, ne si komision do të flasim për implikimet ekonomike dhe financiare dhe nuk kemi nevojë për shfaqje të tilla. Kjo është vjedhje. Unë mbroj interesin e vendit tim. Ju jeni hajdutët të pashembullt. Po vidhni për të ndërtuar dhe shitur pallate, bashkë me hajdutin tjetër që nuk e di nga e ka origjinën. Hajdutët më të mëdhenj jeni ju këtu brenda.

Eduart Shalsi: Duhet të distancohesh nga kjo gjuhë banale. Je me demek biznesmen dhe je i fundit që duhet të flasësh me këtë gjuhë.

Tabaku: Mos na ofendoni të gjithëve këtu, nga e di ti që kemi lexuar apo jo. Kërkesa për të thirrur këtu dy ministrat është shumë e drejtë dhe shumë normale. Nuk ka pasur konferencë kryetarësh për të diskutuar për këtë. Besoj se kërkesa për të diskutuar këtu me ministër është mëse normale, nuk gjykojmë se mund ta marrim info nga persona që ka sjellë qeveria këtu.

Braçe: Nuk ka asgjë për të fshehur. Sa kohë këtu kanë ardhur të gjitha dokumentacionet e nevojshme.  Fole ti vëlla, të ndërhyri njeri? Një fjali kam thënë. Po deshe, po  s’deshe ska gjë po s’deshe s’ka rëndësi. Do lutesha të vijnë të gjitha, fije për fije, fletë për fletë.

Spaho: Të vijnë ministret.

Braçe: Ik ore p*rdhu. Të vijë ministrja. Për çfarë të vijë, që ta shash ti?

Spaho: Ka përgjegjësi penale.

Braçe:  Nuk vjen që ta shash ti.

Spaho: Nuk ka kurajo.

Braçe: Boll ore tani. S’vjen për ta sharë jo. Sa ke hyrë këtu, vetëm ke sharë.

Shalsi: Nuk ka as interes.

Braçe: Mos hajde këtu. Muhabete koti. Boll ore, muhabet koti.