Kryeministri Edi Rama thotë se Partia Demokratike ka marrë gjysmë milioni dollarë nga Rusia për të rrëzuar qeverinë socialiste. Ai theksoi se këto nuk janë aludime, por fakte të provuara nga media dhe nga raporti sekret i SHBA-së.
“Nuk besoj se është ndonjë vështirësi të bëhet dallimi midis faktit dhe akuzave pa fakte. Që PD është financuar me para ruse gjysmë milioni dollarë për të rrëzuar PS, nuk është një akuzë, por ky është një fakt i dokumentuar për fat të keq. Ky është një fakt i zbuluar nga mediat në SHBA dhe ajo ndërkombëtare, i përqeshur gjerësisht nga shumëkush këtu, përfshirë dhe median kombëtare dhe i konfirmuar nga raporti sekret amerikan”, tha ai.
Ai komentoi edhe debatet e sulmet mbi portin e Durrësit, e ku shtoi se ky investim do të transformojë turizmin në Shqipëri.
“Akuzat me serbë dhe nuk e di çfarë tjetër, janë prodhime të tërbimit të madh, një tërbimi non gratash për një investim, që do jetë krenari kombëtare, sepse do të transformojë në nivele krejt tjetër industrinë e turizmit”, theksoi Rama.