Zv. ministri i Financave, Besart Kadia ka zbuluar sot disa detaje për projektin e Portit të Durrësit.
Ai deklaroi se shteti përmes diskutimeve e marrëveshjeve me investitorin ka arritur të jetë aksioner në këtë projekt me 33%.
Kompania do të duhet të paguajë një tarifë vjetore prej 2%, nga xhiro vjetore.
Ajo gjithashtu është përjashtuar nga 2 taksa, që kanë shërbyer që shteti të bëhet aksioner i përbashkët me kompaninë në masën 33%.
“Përtej aksionerit, kompania do t’i paguajë shtetit shqiptar një tarifë vjetore të barabartë me 2% të xhiros vjetore të Marinës turistike.
Kompania në fjalë do të përjashtohet nga taksat e ndikimit në infrastrukturë dhe strehimit social. Këto të dyja shërbejnë si kontribut i shtetit shqiptar për të qenë aksioner i përbashkët në kompaninë në fjalë. Nuk kemi pranuar të ketë përjashtime të taksave të tjera, por vetëm në këto dy taksa.
Shteti shqiptar është pjesëmarrës pas negociatave të bëra në këtë projekt me vlerën e 33%.
Kontrata aktuale ku shteti përfiton 33% të aksionit të kompanisë së përbashkët përfiton 2% të ardhura vjetore nga Marina turistike, ka të drejtën e vetos për vendimarrjen që lidhen me financimin dhe borxhin etj, dhe është e vetmja mënyrë për të siguruar që Porti tregtar i Durrësit, të mos prekë në asnjë moment të ardhurat nga aktiviteti portual i Durrësit,” tha ai.