Megjithëse nëntor, porti i Durrësit vijon të mbetet i preferuar nga kroçerat.

Këtë të martë, kroçera “M/S Amadea” me 354 turistë gjermanë në bord u ankorua në kalatë.

Ajo është një nga anijet më luksoze, që ofron një ambient modern e elegant dhe shërbim të një niveli të lartë.

Për kapitenin e mjetit lundrues, Muehlbach Wilfried, kjo nuk është hera që vizitojnë Shqipërinë.

Ai thotë se Durrësi ka ndryshuar shumë që nga ndalesa e fundit, thuajse një dekadë më parë.

Kjo është hera e tretë për mua që vij këtu. Me sa mbaj mend nga vizita ime e fundit 10 vjet më parë, qyteti ka ndryshuar. Porti jo dhe aq, por me pallatet dhe gjithçka tjetër, qyteti vërtetë është zgjeruar shumë.

Ndryshimi është përherë diçka e mirë. Ne do kthehemi sërish vitin e ardhshëm. Këtë vit, si pasojë e pandemisë ne nuk kishim bërë një rezervim dhe shpresojmë që do të jetë edhe më mirë se këtë vit, fundja potenciali është apo jo?“, thotë ndër të tjera kapiteni gjerman.

Vizita e kësaj kroçereje dhe shumë të tjerave të paplanifikuara më herët, për Autoritetin Portual janë dëshmi e një sezoni shumë të suksesshëm.

“Kjo është prekja e 21-të, kroçera e 21-të që viziton portin e Durrësit për vitin 2022. Mund të themi që ishte një sezon i suksesshëm, pasi kishim planifikuar vetëm 16 në fillim dhe ja ku erdhëm të e 21-ta”, u shpreh Tauland Allka, kapiten i portit Durrës.

K.Gj.