Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me akuzat ndaj projektit për portin e ri në Durrës.
Sipas kreut të qeverisë, armiqësia kundër këtij investimi duhet t’u shërbejë qytetarëve të Durrësit për të parë fytyrën e armiqve të së ardhmes së qytetit bregdetar.
Ai shprehet se ky projekt do ta transformojë Durrësin në një ndër destinacionet kryesore turistike të Mesdheut.
“Armiqësia kundër investimit më të madh në rajon, i cili do ta transformojë Durrësin në një ndër destinacionet kryesore turistike të Mesdheut, duhet t’iu shërbejë të gjithë durrsakëve për të parë fytyrën e armiqve të së ardhmes së Durrësit; o me Durrësin në majë o me ata në plehra”, shprehet Rama.