Një palë sandale të veshura nga Steve Jobs janë shitur në ankand nga Julien’s Auctions për gati 220 mijë Dollarë. Është një model kamoshi nga Birkenstock që daton në mesin e viteve 1970 dhe mban gjurmën e themeluesit të Apple. Sipas shtëpisë së ankandeve, sandalet u vlerësuan në rreth 60 mijë Dollarë, por në fund çmimi gati u katërfishua. Ky është çmimi më i lartë i paguar ndonjëherë për sandale.

Jobs, i cili u nda nga jeta në vitin 2011 i veshi ato sandale gjatë momenteve më të rëndësishme në historinë e kompanisë “Apple”.

Steve Jobs ndryshoi botën jo vetëm me risitë e tij novatore, por edhe me stilin e tij të udhëheqjes së biznesit dhe modën e veshjes së sandaleve. Këto Birkenstocks u veshën nga Jobs ndërsa ai bëri histori dhe ishin elementi kryesor i ikonës së teknologjisë.

Në Tetor të vitit të kaluar, një palë Nike Air Ships të veshura nga legjenda e basketbollit Michael Jordan u shitën për 1.47 milionë Dollarë në ankand, duke thyer rekordin për këto lloj këpucësh.