Gjykata e Apelit Kurbin ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg për Kristjan Cenajn.

Cenaj u arrestua si autor u dyshuar për vrasjen e 16-vjeçarit Maringlen Gjonajt, eshtrat e të cilit u gjetën në muajin prill të këtij viti në një zonë me shkurre në Fushë Kuqe.

Njoftimi i plotë:

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit Tiranë informon sa më poshtë:

Mbi bazën e materialeve që ndodhen në dosjen penale, rezulton se me datë 19.05.2015, nga ana e shtetasit F.Gj. është bërë kallzim në Komisariatin e Policisë Kurbin, për humbjen/largimin e nipit, shtetasit me inciale M.Gj, i cili ishte larguar nga banesa e tij, në fshatin Drojë të Njësisë Administrative Mamurras. Komisariati i Policisë Kurbin ka kërkuar rifillimin e hetimeve të pezulluara , pasi janë gjetur eshtrat e një shtetasi të gjinisë mashkullore, i cili përkon me personin e humbur me iniciale M.Gj, i dyshuar për kryerjen e veprës penale është personi nën hetim, shtetasi me iniciale K.C.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, për personin nën hetim me iniciale K.C, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Vjedhje me pasojë vdekjen”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 141 e 25 i K.Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin me vendimin Nr. 1082-97, datë 13.10.2022 ka vendosur:

-Pranimin pjesërisht të kërkesës, si të bazuar në ligj dhe prova.

-Mosvlerësimin të ligjshëm të ndalimit për personin nën hetim K.C, kryer nga policia, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Vjedhje me pasojë vdekjen”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 141 e 25 i K.Penal.

-Caktimin ndaj personit nën hetim K.C të masës së sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 232/dh dhe 238 të K.Pr.Penale. Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim K.C, i cili kërkoi:

-Ndryshimin e vendimit të gjykatës. Lënien në fuqi të kërkesës për deklarimin e paligjshëm të ndalimit nga policia. Mos caktimin e asnjë mase sigurimi personal ose caktimin si masë sigurimi sigurimi personal atë të “Ndalimit të daljes për jashtë shteti”, për nevoja të hetimit të mëtejshëm..

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga Gjyqtare znj.Irida

Kacerja, me vendimin nr. 997, datë 15.11.2022 vendosi:

– Miratimin e vendimit nr. 1082-97, datë 13.10.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin.