Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me të rinjtë në Berat.
Një i ri i ka habitur të gjithë me deklaratën e tij, ku u shpreh se Ramën e ka idhull dhe se sot është i suksesshëm sepse kryeministri e ka mbajtur në krahë kur ka qenë i vogël.
“Përshëndetje, jam Klajdi Pirja. Doja t’ju falënderoja për mundësinë që na dhatë me takimin tuaj. Ju jeni idhulli im dhe ju ndjek prej kohësh.
Madje jam një nga ata djem që kam pasur fatin e mirë që kur kam qenë i vogël, ju zoti Rama më keni marrë në krahë dhe mendoj se kjo është arsyeja që jam i suksesshëm sot këtu ku jam.
Jam një djalë që pëlqej marrëdhëniet me publikun, ndjek trajnime të ndryshme dhe faleminderit që keni hapur mundësi për ne të rinjtë, ku ne të kemi mundësi të shpalosim idetë tona”, tha djali.
Një përgjigje nuk ka munguar nga Rama, i cili i tha: “Për t’iu përgjigjur djalit që e kam mbajtur në krahë kur ka qenë i vogël, nuk ma ha mendja që nëse të ka ecur se të kam mbajtur unë në krahë se po të kisha jetë fuqi magjike kushedi se çfarë do kishte ndodhur.
Megjithatë faleminderit të që shkon mendja se mund të jetë dhe kështu, por unë nuk e besoj”.