Rusia ka ftuar në një takim në Ministrinë e Jashtme ambasadorin polak, Krzysztof Krajewsk në Moskë për të biseduar rreth misterit me raketën që ra mbrëmjen e djeshme në një fshat në Poloni, ku u vranë dy qytetarë.
Më herët, Kremlini akuzoi Poloninë se kishte reaguar në mënyrë “absolutisht histerike” ndaj incidentit të së martës, shkruan Sky News.
Në fillim mediet perëndimore raportuan se raketa që ra në Poloni ishin ruse, ndërsa sot shefi i NATO-s, Jens Stoletenberg tha tha se raketa që kishte rënë në Poloni i përkiste Ukrainës dhe theksoi se Aleanca nuk ka indikacione se Rusia synon të sulmojë NATO-n.





