Partia Demokratike, pjesa e quajtur i grupimi i Alibeajt, ndez motorët e fushatës zgjedhore pas vendimit për të garuar me kandidatë më vete në zgjedhjet vendore të 2023.
Së fundmi, në një “takim politik për organizimin e fushatës elektorale” është angazhuar edhe ish-kryetari Lulzim Basha.
Basha është shfaqur krah deputetes Orjola Pampuri, siç bëjnë me dije kanalet e komunikimit të grupimit të PD-së, në një takim me nëndrejtuesit demokratë Arben Shkoza, Fredi Loka, Abas Tafa dhe anëtarë të shumtë.
Tentativa për të bashkuar PD-në në zgjedhjet vendore të 2023, përmes negociatave të Gazment Bardhit dhe Edi Palokës nuk rezultoi e suksesshme. Megjithatë PD e foltores vendosi të vijojë me procesin e primareve, duke u rakorduar më së miri me Partinë e Lirisë.
Basha nga ana tjetër, i cili prej monentit të dorëheqjes mesa duket po qëndron në pritje duke ndjekur zhvillimet në partinë që drejtoi për rreth 9 vite, po angazhohet gjithnjë e më tepër së fundmi ndonëse shpesh herë larg syrit të publikut.