Seanca e sotme plenare e parashikuar si debat për integrimin është përfshirë nga debatet, për shkak se deputetët e opozitës që mbështesin Sali Berishën kërkuan që të kenë më shumë kohë për të diskutuar. Por kjo nuk është lejuar nga Ermonela Felaj, e cila drejton ditën e sotme parlamentin.

Kjo ka bërë që nga foltorja, Sali Berisha të futet live në Facebook dhe të flasë nga aty. Mirëpo gjatë fjalës së tij, ai është përfshirë në debat me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, për çështjen e Skavicës.

Sali Berisha: Ulsi je bërë famoz. Vetëm 2 mushka kanë ngelur në fshatin tënd pa u punësuar nga fisi juaj. Të gjithë janë punësuar, ndaj edhe bën badigardin e Edi Ramës. Ndaj nuk flet një fjalë edhe për Skavicën. Të sjell ty këtu si binjak të Spiropalit. Kjo është detyra jote që ulesh atyl

Ulsi Manja: Për Skavicën e more përgjigje.n

Sali Berisha: E mora, mos ki merak ti, e sheh ti Skavicën. Provoje të ndërtosh Skavicën ti. Ulsi në qoftë se ka një dibran të shitur mbi tokë, je ti. Por vazhdoj. Të është shit shpirti.