Gjatë seancës plenare ditën e sotme deputeti Taulant Balla dhe deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinant Xhaferi janë përplasur me njëri- tjetrin për investimet në Portin e Durrësit.
Xhaferaj e cilëson këtë si një strategji e cila do të ketë si prioritet korrupsionin.
Ndërkohë Balla nuk ka humbur kohë dhe ka mohuar akuzat duke ftuar këtë të fundit për kafe në momentin kur Porti i Durrësit të ndërtohet.
Taulant Balla: Dëgjoj me vëmendje zotin Xhaferri si politikan me vizion por është e rëndësishme që të mos gabosh kur citon dikë apo kur mundohesh të rifrazosh dikë. Nuk kam thënë tërhiquni bëhuni, më shumë se 2/3 e qytetarëve shqiptarë përkrahin amnistinë fiskale. Ky është shansi më i madh dhe më e mirë që do i ndodhë Durrësit. Nuk ka asnjë shtet turistik në botë ku në lidhje me qytetin e detit ngarkohen mineralen. Durrësi do të ketë dhe Port Mallrash,
Unë dua t’ju them shkoni këtë javë në lungomaren e Vlorës, e mbani mend se çfarë ka bërë partia juaj? Opozita atje ishin kolegët e mi, nuk folën, e mbështetën dhe për shkak të konfliktualitetit më të madh se te ne. Sepse thanë është investim për ekonominë tonë. Po hiqni dorë nga sulmi që i bëni investimeve të huaja, sa herë që vijnë bëni kështu. Do bëhet Ferdinant, do shkojmë bashkë të pimë një kafe te lokalet e investimit.
Ferdinant Xhaferaj: Kur kam hyrë në politikë e kam ndarë mendjen të jem vetvetja. Po, Lungomare është projekt që ka dhënë efekt. Mos të mbetemi që qeveria nuk ka prioritet strategjinë por ka prioritet korrupsionin.