Debate të forta ka pasur në Kuvend, mes deputetit të PS Damian Gjiknuri dhe deputetit të PD Agron Shehaj. Gjatë fjalës së tij, Gjiknuri iu drejtua me ironi Shehajt duke i thënë ndër të tjera: Me trego sekretin sesi një budalla mund të behet i pasur? Se do i jepje shpresa miliona njerëzve.

Pas kësaj Shehaj ka reaguar i revoltuar nga vendi duke kërkuar fjalën për replikë, por nuk i është dhënë. Me tone të larta Shehaj iu drejtuar Gjiknurit duke i thënë se ka punuar, por ai nuk e njeh punën.

Pjesë nga debati:

Damian Gjiknuri: Unë nuk erdha këtu për të bërë debate. Sa herë idioti i dobëshim. Mos e përdor këtë foltore për të zëvendësuar Gjykatën e Tiranës,. Ti je një rast interesant. Ti sfidon ligjet e natyrës se si ka mundësi të bëhesh ti i pasur me këtë pamje dhe budallalëqet që thua. Ti duhet të jesh një rast i mirë për t’u studiuar. Po të qe për ndërtim shiko ndërtimin tënd, se ke ndërtim aty je fshehur me emër tjetër. Më trego sekretin sesi një budalla mund të bëhet i pasur, pasi do t’u jepje shpresë miliona njerëzve.

Shehaj: Një hajdut je thjesht një hajdut, e kupton…

Gjiknuri: Shko në gjyq

Shehaj: Ti e kontrollon drejtësinë… Hajdut. Qepe. Kam punuar Damian, por ti nuk e di çfarë është puna…