Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim në Asamblenë vjetore të Dhomës Amerikane të Tregtisë ka thënë se Shqipëria ka ende shumë mundësi për të ofruar.
Kim shtoi se në Shqipëri do të ketë më shumë investime amerikane kur gjykatat të jenë të pastra.
Kim: Biznesi dhe shoqëria shqiptare kanë rëndësi. Globalizimi ka sjellë përfitime për SHBA-në. Sulmet kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë e kanë bërë të qartë. SHBA i ka dënuar sulmet e Iranit ndaj Shqipërisë. Investimet e SHBA-së në Shqipëri janë më lartë se asnjëherë më parë. Ne synojmë më lartë.
Ka aq shumë talent dhe mundësi që nuk është prekur ende këtu. Diçka është duke ndodhur. Në vendet e tjera ku kam shërbyer, mund të ndjesh kur diçka po ndodhte. Mendoj që tanimë për shkak të ndikimit në ekonomitë tona dhe që ka buruar nga ajo që po bëjnë rusët, ka pak shkurajim.
Po ju them që në bazë të përvojës time, diçka po ndodh në ajër në Shqipëri. Këtu ka mundësi. Nëse nuk do e ndjenit këtu, nuk do të ishit këtu. Të jemi seriozë për identifikimin e pengesave gjatë ardhjes së investimeve amerikane për të lehtësuar. Kur gjykatat të jenë të pastra, do kemi investime amerikane në Shqipëri. Kur investitorët të kuptojnë që rregullat të zbatohen njësoj për të gjithë.