Një zëvendësim ka tërbuar Kevin Magrin. 27-vjeçari italian luan si qendërmbrojtës dhe është pjesë e Nocerinas në Serie D, divizioni i katërt i futbollit italian.
Skuadra e tij u mposht 1-3 në fundjavë përballë Materas, teksa trajneri i vendasve kreu një zëvendësim në minutat e fundit të takimit, duke nxjerrë Magrin nga loja.
Ky i fundi humbi qetësinë dhe shkatërroi plotësisht dhomat e zhveshjes, siç dallohet në foto. Stola dhe varëse të thyera e shkulura nga vendi, dhe materiale e sende të shpërndara nëpër dysheme.
Shokët e tij u befasuan kur panë dhomën e zhveshjes në kushte të tilla, ndërkohë që drejtuesit e Nocerinas kanë vepruar menjëherë duke pezulluar mbrojtësin.





