Sali Berisha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka komentuar largimin e Grida Dumës nga Parlamenti, e cila vendosi të lërë mandatin dhe të punojë në Top Channel.
Pjesë nga biseda:
Ylli Rakipi: U largua Grida Duma, e quajtët edhe Nora e Kelmendit. U largua edhe Alfred Rrushaj. Po krijohet ideja që PD është aq e mbaruar sa më mirë të punosh në Top Channel sesa të rrish aty.
Sali Berisha: Këto janë vendime individuale. Preferoj të mos i komentoj vendimet e tyre. Vendimet individual.
Enton Abilekaj: Rrushaj përshembull u zhgënjye sepse nuk u bashkuat brenda partisë.
Sali Berisha: Nuk preferoj ti komentoj vendimet individuale.
Enton Abilekaj: Po vendimin e Boçit që nënkryetari i PD, të futet në primare? Si e mendoni, që nënkryetari të futet për një bashki?
Sali Berisha: Është përkushtim i madh ndaj një qyteti të një rëndësie shumë të madhe si Elbasani. Boçi është shumë i respektuar në Shqipëri dhe Elbasan.
Enton Abilekaj: Ju mendoni se mund ta fitoni Elbasanin?
Sali Berisha: Besoj thellësisht se është kandidatura më e shkëlqyer për atë qytet.
Neritan Sejamini: Është një akt që duhet përshëndetur sepse është sakrificë nga zoti Boçi. Tirana, Durrësi dhe Elbasani janë gara shumë të rëndësishme, ku PD duhet të dëshmojë fushatë dhe imazh ndryshe, forcë, kurajo, qytetari, që zgjedhjet të shërbejnë si një hap përpara.
Ylli Rakipi: Qarjen për zonjën Duma ju e patë? Si e mendoni?
Sali Berisha: Emocionet njerëzore janë, nuk janë prej guri.
Isha njëherë në Vatikan. Po prisja të hyja në audiencë. Shoqëruesi ynë tregon diçka, një pikturë, një grua të bukur. Ai foli me pasion. Dikush nga grupi ynë i tha, po edhe ky pasion këtu? Tha “non siamo pietre”, nuk jemi të gurtë… Edhe aty nuk janë të gurtë ata, emocionet janë emocione.