Mandati i Olta Xhaçkës, Bardhi: Ky refuzim është depozituar sot në mëngjes, me një kërkesë e firmosur nga 1/10 e deputetëve firmëtare. I kërkojmë GJK që të marrë në shqyrtim sa më shpejt kërkesën e depozituar.

Së bashku me të ka qenë edhe deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj.

“Shqipëria është rasti unik në botë ku ministri për Europëm dhe Punët e Jashtme, deputetja Xhaçka gëzo njëkohësisht dhe statusin e partnerit strategjik për një investim në Himarë me vlerë 5.5 mln euro.

Me vendim të eprorit të saj, Rama, ministrja Xhaçka dhe bashkëshorti i saj kanë përfituar të drejtën për të përdorur pronën publike për aktivitetin e tyre tregtar për fushën e hoteleri turizmit.

Kjo bie ndesh me nenin 7 të Kushtetutës që i ndalon deputetët që të përfitojnë fonde publike apo të përfitojnë pronë publike. Grupi parlamentar i PD i kërkon gjykatës Kushtetuese që të marrë në shqyrtim pa vonesë kërkesën e depozituar dhe të garantojë zbatimin e këtij ndalimi kushtetues pavarësisht se bëhet fjalë për një njeri të rëndësishëm të kabinetit qeveritar.”, tha Bardhi.