Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar sa i takon lirisë së medias në vendin tonë.

Në një postim në Facebook, Meta shprehet se përkeqësimi i lirisë së medias ka ndodhur për shkak të kapjes së shtetit dhe korrupsionit që po ndodh.

Më tej Meta shkruan se vetëm largimi i “Rilindjes” dhe i Ramës përmirëson lirinë e medias dhe garanton të drejtat e gazetarëve.

Postimi i Metës:

Përkeqësimi i lirisë të medias është rezultat i kapjes të shtetit dhe korrupsionit skizofrenik që po ndodh. Vetëm largimi i “Rilindjes” dhe këtij Kryeministri përmirëson lirinë e medias dhe garanton të drejtat e gazetarëve.