Nipi i Çaush Shehaj tha se daja i tij ishte dhunuar barbarisht nga dy autorët që kanë grabitur banesën e tij. 89-vjeçari ka ndërruar jetë në spital, ndërsa familjarët thonë se kjo është herë e dytë që çifti i të moshuarve grabitet në banesë, ndërkohë që fëmijët e ttyre jetojnë jashtë. Sipas familjarëve, ka qenë pikërisht një prej dy autorëve të ndaluar këtë herë, i akuzuar nga familja edhe për grabitjen e ndodhur më parë.
“Jam djali i motrës. Është rasti i dytë i grabitjes. Është i njëjti person që ka bërë të njëjtën gjë. Ka shkuar një herë policia, i ka marrë ato shenjat e gishtave dhe s’u bë gjë radhën e parë. I morën çiften dhe vajtën i bënë këtë që i bën dhe sot humbi jetën nga plagët. Ai jetonte bashkë me gruan, por është e sëmurë. Ka fëmijë, por janë emigrant në Greqi, ka dy djem dy vajza. Ne duam drejtësi, shteti të vërë dorë”, tha nipi i viktimës në News 24.
“Jetonte me gruan në Klos të Mallakastrës. Gruaja është me sklerozë, jetonin bashkë në kushte jo të mira. Ishin vetëm pa përkrahje, ndaj ndodhi kjo. Ndjejmë keqardhje. Nëse ka ligje, për mua ata duhen varur. të të vrasin në shtëpi brenda… Të të vrasin në 2 natës, e kanë zhveshur, e kanë dhunuar, e kanë bastarduar, e kanë shëmtuar, bastarduar, nga fytyra, nga kofshët, nga brinjët, s’i duket më mishi i bardhë”, tha nipi.